LSI mbështet protestën, Kërpaçi: Kemi kërkuar informacion për statusin e naftëtarit

0
840

Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet protestën e naftëtarëve që ata të fitojnë të drejtën e tyre të marrjes së rrogës. Në një dalje për mediat nga selia e LSI, deputetja Floilda Kërpaçi tha se LSI dhe opozita nuk morën pjesë në mënyrë që qeveria mos e konsideronte si të politizuar.

Floilda KërpaçiProvë e qartë e shqetësimit të kahershëm të LSI është se thuajse tre javë më parë më datë 12.12.2017 ku deputeti i LSI, Edmond Haxhinasto i ka kërkuar informacion me shkrim ministrit Gjiknuri për zbatimin e statusit të naftëtarit. Situata është përkeqësuar dukshme dhe turp i rëndë për qeverinë që naftëtarët të udhëtojnë kilometra të tëra për të fituar të drejtën e rrogës së tyre për të cilën derdhin djersë dhe bëjnë sakrifica.

Është provë e qartë që qeveria dhe trajtimi i barabartë për të gjithë nuk ekziston më dhe vetëm protestat dhe reagimet shumë të forta mund të shërbejnë sadopak për të fituar të drejtat më minimale sic është ajo e rrogës. Ministrat oligarkë të qevërisë të ndihmuar edhe nga rilindasi Kol Nikolla po marrin nëpërkëmbë dhe po grabisin djersën e naftëtarëve. Rilindasi i kahershëm Kol Nikolla i ka shitur me kohë interesat e naftëtarëve dhe minatorëve.

LSI dhe opozita do ta ishte e gatshme të protestonte sot bashkë me naftëtarët, por nuk e ka bërë këtë për të mos i dhënë shkak qeverisë së batakçinjve që ta konsideronin reagimin e naftëtarëve si të politizuar dhe kjo të shërbente si sebep që qeveria mos zgjidhte hallet e tyre. Por që sot e tutje LSI dhe opozita nuk do të kenë asnjë hezitim që të mbështetin gjerësisht këto protesta që kanë të bëjnë me bukën e gojës së naftëtarëve dhe njëherazi do të çjerrë maskën e qeverisë së korruptuar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here