Wednesday, May 8, 2024
Home Kronika Kur u grabit banka, policia e Laçit po drekonte në Mamurras

Kur u grabit banka, policia e Laçit po drekonte në Mamurras

0
909

 

Një ditë pas grabitjes së një banke të nivelit të dytë në qytetin e Laçit, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve. Pavarësisht se ishin në dreken e fundvitit në një lokal në Mamurras, policia thotë se kanë shkuar brenda 3 minutash në vendin e ngjarjes.

Nga deklarimet e marra në grabitje janë përfshirë tre persona, dy prej të cilëve të armatosur me pistoleta dhe i treti me një vare, me të cilën ka thyer xhamin e derës së bankës. Nën kërcënimin e armës, autorët kanë marrë një sasi parash pa specifikuar shumën e grabitur.

Sipas të dhënave “Banka nuk ka qenë e hapur për klientët, por ka qenë duke u kryer veprimet e brendshme të saj. Në lidhje me ngjarjen, janë ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli, në të gjitha akset që lidhin qytetin e Laçit me qytetet e tjera.

Grupi hetimor po sekuestron çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes. Njëkohësisht po vijon puna për sekuestrimin e të gjitha kamerave në të gjitha drejtimet që të çojnë në bankën ku ndodhi ngjarja. Deri tani janë shoqëruar disa persona, si dhe janë kontrolluar  banesa  e garazhe”, sqaron policia.

Gjithashtu specialistë të bankës qendrore të këtij filiali po punojnë për përcaktimin e shumës së parave të vjedhura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here