Te enjten ne cdo shkolle te qarkut Shkoder, mesuesit do te braktisin oren e pare te mesimit per te zhvilluar greven 1-oreshe. Kjo u lajmërua nga Sindikata e arsimit ne Shkoder, e cila ka nisur pergatitjet per kete proteste prej vitit te shkuar.
Peraj tha se rreth 80% e mesuesve kane firmosur per te marre pjese ne kete greve, ndersa u beri apel drejtoreve qe te mos shantazhojne mesuesit me vendin e punes.
Greva nje oreshe vjen pas mungeses se sherblimeve te fund-vitit si dhe heqjes se oreve shtese per disa kategori mësuesish. Sipas Sindikates se arsimit ky eshte fillimi i greves e cila me pas do te pershkallezohet.