Eduart Ndocaj ‘këshillon’ Bashën: Ja pse protestat duhet të shtyhen për në muajin shkurt

0
825

Ish deputeti, Eduard Ndocaj ka reaguar pas njoftimit të opozitës se këtë muaj do të zhvillojë protesta kundër qeverisë. Përmes një statusi në Facebook, kreu i PBDKSH nuk kursen ironinë teksa thotë se protestat duhet të shtyhen për në muajin shkurt, pasi sipas tij muaji janar është muaji i ambasadorit Donald Lu.

“Kaubojsi” thotë se ky muaj i dedikohet ambasadorit amerikan, duke përmendur deklaratat e tij se në fillim të këtij viti do nisë arrestimi i “peshqve” të mëdhenj.

Statusi i plotë:

‘JANARI ESHTE MUAJ I AMBASADORIT LU’
Partia Demokratike dhe lideri i opozites z Lulzim Basha po perpiqen te dakortsojne daten e protestes se rralles. Lajmet flasin per daten 27 Janar dhe kjo do te fiksohet neser. Si kryetar i PBKSH ftoj z Basha qe protestat do ishte me mir te nisnin ne fllim Shkurti. E nevojshme do ishte te kishin filluar qysh me 1 Janar sepse per shqiptart me shume se per te festuar kane 1 mij arsye per te protestuar. Por nisur nga premtimi profetik i ambasadorit Lu se ne Janar do filloj arrestimi i peshqeve te medhenje atehere le te presim fundin e muajit per te par se sa te verteta do jene fjalet e z Lu. Mbetem i sigurt se misioni diplomatik i perfaqsuesit te SHBA do ti vij ne ndihme edhe vete opozites ne strategjine e saj per ti kthyer besimin shqiptarve se ne kete vend ligji dhe drejtesia duhet te jene te njejta per te gjithe. PBDKSH do te jete perkrah qytetarve ne cdo aksion politik per realizimin e kerkesave opozitare per nje qeveri ne sherbim te popullit e jo e kapur dhe e komanduar nga krimi.
E N Milano 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here