Nxiti terrorizmin, 18-vjeçari shqiptar rrezikon të dënohet me 15 vjet burg

0
704

18-vjeçari shqiptar, i cili është arrestuar nën akuzën e nxitjes së terrorizmit në Austri, rrezikon të dënohet deri në 15 vite burg. Bëhet fjalë për Lorenz K., i cili dyshohet se ka ndikuar një 12-vjeçare gjerman që të realizojë një sulm vetëvrasës në një treg të Krishtlindjes në Ludwigshafen, sulm që fatmirësisht dështoi.

Prokuroria Publike e Vjenës ka ngritur aktakuzën për terrorizëm kundër të riut me prejardhje nga Shqipëria. Ai po mbahej në burg për hetime që nga shkurti i vitit të kaluar, kur qe arrestuar me dyshimin se po përgatiste një akt terrorist, shkruan agjencia e lajmeve e Austrisë, APA.
Konkretisht, i riu shqiptar akuzohet për përpjekje të bindjes së një personi të dytë për vrasje të rëndë dhe përpjekje për të bindur atë për rrezikim të qëllimshëm përmes mjeteve shpërthyese, transmeton albinfo.ch.

Djaloshi, përkrahës i ISIS-it, dyshohet se nga vera e vitit 2016, përmes whatsup-it ka ndikuar tek djaloshi gjerman. Theksojmë faktin se i riu shqiptar është rritur si fëmijë i prindërve ateistë, me prejardhje dhe si i tillë, nuk ka pasur qasje me religjionin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here