Kryeministri Edi Rama premtoi rritje progresive të rrogave për infermierët. Ndërsa për mesuesit, shefi i qeverisë tha se do t’i jepet 2,.5 mln lekë mjekëve specialiste që do të pranojnë të shkojnë në spitalet jashtë Tiranës dhe spitalet ku ka nevojë për specialistë.
Rama: Ne kemi programuar një rritje progresive të mëtejshme të rrogave për infermierët në radhë të parë. Na u mërzitën profesorët kur rritëm rrogat se u rritën më shumë për infermierët dhe pak për profesorët. Do na mërzitën prap profesorët por ne do vazhdojmë të rrisim më shumë rrogat për infermierët. Ndërsa për profesorët kemi një lajm të mirë.
Kam thënë që kemi mungesë seriozë mjekësh specialistë në zonat larg apo edhe jashtë Tiranës. Unë kam thënë që kjo mund të zgjidhet duke i dhënë atyre një pagë të barabartë ose pak a shumë që do të merrnin nëse do të arratiseshin sot në Gjermani apo Itali pa pasur parasysh taksën. Kjo është vendosur dhe nga sot, kush do pranojë mjekë specialistë që të shkojë jashtë Tiranës, në spitale ku ka nevojë për sepcialistë sipas specialiteteve do të marri deri në 2.5 milionë lekë të vjetra plus rrogës që merr si specialist në Tiranë. Ju duken shumë? Por është shumë më e madhe plaga që hapet nga mungesa e tyre sot. Kjo nuk do vazhdojë pafundësisht si problem.