Ish-ministri: Qindra thertore janë mbyllur forcërisht, jo për shkak të sigurisë ushqimore

0
652

Ish ministri I Bujqësisë thotë se qindra thertore të vogla dhe pika therje u mbyllen forcërisht në të gjithë vendin dhe kjo jo për shkak të sigurisë ushqimore. Përmes një statusi në Facebook, Edmond Panariti thotë se në 3 mujorin parë të vitit 2017 u importuan 3498 qingja të gjallë, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2016, importi ishte zero.

Statusi i plotë: 

Qindra thertore te vogla dhe pika therje u mbyllen forcerisht ane e mbane vendit. Po perse raprezaljet mbi to nuk kane lidhje me sigurine ushqimore? Shihni me qetesi treguesit e meposhtem dhe gjykoni. Sipas Drejtorise se Pergjitheshme te Doganave, ne tremujorin e fundit te 2017, u importuan 3498 qingja te gjalle, nderkohe qe ne te njejten periudhe te nje viti me pare importi i tyre eshte zero. A u favorizua importi?!!….Gjykojeni ju vete!! Por le te vazhdojmë me tej arsyetimin. Statistikat tregojne se ne fund te 2017, nje kg mish qingji u shit ne treg me 5000 leke te vjetra nga 3200 leke te nje viti me pare, pra nje rritje me 36%. A u demtua konsumatori?! …. Gjykojeni ju vete.!! …..Se fundi perse ky aksion nuk ka të beje me sigurine ushqimore? Blegtoria shqiptare mbizoterohet nga bagetite e imta. Qingjat tane, mbahen kryesisht ne kullote, ndersa bagetite e importuara jane te rritjes Industriale, pra ushqehen me koncentrate dhe premikse.. Cilat janë me te sigurta? Gjykojeni vete.!! Bashkimi Europian ka standartizuar dhe licensuar pikat e therjes dhe thertoret e vogla. Merrini keto direktiva dhe pershtatini me bizneset tona te vogla te perpunimit te mishit por mos i rafshoni ato?! Ne Gjermani, France, Itali ka me mijra pika therje dhe thertore te vogla te cilat jane pjese e tradites dhe e vlerave lokale…. Ato jane furnizuesit kryesore të prodhimeve te tyre te markes dhe te agroturizmit.. Jane keta te vegjel qe na bejne ne te medhej, thone operatoret turistike te ketyre vendeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here