Ish-Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu tha se Lulzim Basha nuk do ishte zgjedhur kreu i PD pa mbështetjen e Sali Berishës.
“Basha nuk do ishte zgjedhur kryetar i PD pa mbështetjen e Sali Berishës. Unë i jam mirënjohës për mundësinë që më ka dhënë. Unë them se gabimi ishte rizgjedhja e Bashës si kryetar i PD. Nuk shkova në përvjetorin themelimit të PD sepse nuk shkoj dot në shtëpinë time për të bërë qokë. Sa i përket përvjetorit të RD, nuk kam pasur ftesë për këtë aktivitet”- tha Bregu.
Ish ministrja e PD, ka komentuar pjesëtarët e grupit parlamentar të PD, ndërsa sipas saj punimet e Kuvendit janë qesharake. Bregu tha se kjo qeveri po qeveris vetëm me kauzën e reformës në drejtësi.
“Shumë prej deputetëve të PD kam respekt dhe me një pjesë prej tyre i njoh. Ka edhe një pjesë që nuk u thonë gjë demokratëve. Punimet e Parlamentit janë qesharake. Më vjen të qesh edhe më gjuhën e trupit dhe me kokën ulur të Bashës, kur Rama i flet nga foltorja. Kjo qeveri po qeveris vetëm me kauzën e reformës në drejtësi, ku viktima e parë jam unë. Po them që unë jam viktima e parë e reformës në drejtësi, pasi kur filloi reforma nisi dhe ftohja me lidershipin e PD dhe ndarja përfundimtare”- tha Bregu.