Ceremonia e diplomimit tek Ekonomiku, Nikolla: Ligji i Arsimit të Lartë po jep rezultate

0
742

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit tek fakulteti i Ekonomisë. Në këtë fakultet janë diplomuar 1963 studentë për këtë vit.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Lindita Nikolla tha se ligji i arsimit të lartë po jep rezultatet dhe fakulteti i Ekonomikut mbetet ndër më të kërkuarit.

“Ekonomiku është një ndër fakultetet më të kërkuar dhe ligji i Arsimit të Lartë po jep rezultate. Këta studentë do t’i shtohen cilësisht tregut punës në vend dhe ne do punojmë për të mundësuar modernizimin e kurrikulave”- tha Nikolla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here