Dy dite me pare u mblodh Task- Forca, sot ambasadorja Vlahutin takim me ministrin Xhafaj…

0
645

 

Dy ditë pas mbledhjes së TASK-FORCËS lidhur me rezultatet e operacionit Forca e Ligjit dhe procesin  e Vettingut, ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin i ka shkuar në zyrë ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ditën e sotme, Vlahutin ka zhvilluar një takim me Xhafajn në ambientet e ministrisë së Brendshme. Takimi ka zgjaturr rreth 45 minuta dhe ka patur në fokus procesin e vettingut në radhët e policisë.

12 mijë policë do i nënshtrohen këti procesi. Krahas deklarimit për figurën e tyre që lidhet me faktin nëse kanë qenë të dënuar ose proceduar, ata do tregojnë gjithçka tjetër që lidhet me pasurinë, shpenzimet e kryera, udhëtimet private jashtë shtetit gjatë 3 viteve të fundit, asetet e luajtshme ose të paluajtshme të  poseduara ose tjetërsuar Drejtorë e punonjës do tregojnë edhe nëse janë përdorues alkooli apo përdorues të ndonjë droge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here