Ujerat e zeza rrjedhin mbi sipërfaqe !Qytetaret: Ka 3 vjet qe e presim Bashkine per kete gjendje

0
940

Ujerat e zeza kane mbi 3 vjet qe nuk qarkullojne ne kolektore, por shperthejne mbi sipërfaqen e tokes nga te gjitha anet e pallatit. Ato rrjedhin rruges edhe prane shtëpive private, duke krijuar keshtu nje mjedis qe kundërmon ere te rende si gjate veres ashtu dhe ne dimer. Banoret e pallatit te ish te përndjekurve politik ne lagjen “3 Heronjte” tek Rruga “Gjon Buzuku” prane shkolles “Edith Durham”, tregojne se  disa here e kane njoftuar bashkine Shkoder per kete gjendje, por asgje nuk ka ndryshuar:

Banoret e këtij pallati dhe te shtëpive prane ti, kujtojne se rregullisht i kane paguar dhe ia paguajn Bashkise Shkoder taksat dhe tarifat per shërbimet, duke perfshire edhe pastrimin e mjedisit, nderkohe ne rastet kur qytetaret kane shqetësime, ajo nuk pergjigjet ! Ata theksojne se edhe nje hall i shprehur nga ana e tyre prej vjetesh, qe ka te beje me zhbllokimin e kanalizimeve te ujerave te zeza, nuk eshte përfillur nga ana e saj ! Atehere pse duhet te paguajne taksa dhe tarifa, kur nuk marrim shërbime ?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here