Studiuesit: Skënderbeu i teksteve mësimore, ngjall nënvlerësim. Të vendoset në kontekstin e kohës

0
767

Në Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, studiuesit thonë se duhen riparë tekstet shkollore të historisë. Gjatë një diskutimi mbi figurën e Heroit tonë Kombëtarë në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH1, studiuesi Virgjil Kule tha se tekstet shkollore paraqesin një figurë të cunguar të Skënderbeut. Sipas tij, më shumë se sa luftëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte politikan dhe diplomat.

“Arsimi ka shumë për të bërë. Skënderbeu i teksteve mësimore është një Skënderbe rakitik, që ngjall më shumë një lloj nënvlerësimi se sa ndjenjën e veneracionit. Skëndërbeu historik është më i lavdishëm dhe shumë më interesant se sa Skënderbeu i legjendave. Është me të vërtet një figurë frymëzuese e nivelit europian”, – tha Kule.

Edhe historiani osmanolog Dritan Egro tha se tekstet shkollore duhet të paraqesin figurën e Skënderbeut brenda kontekstit të kohës.

“Duhet bërë një ndarje mes Skënderbeut historik dhe heroit kombëtar. Skënderbeu historik duhet të mësohet në shkollë. Të vendoset në kontekstin e kohës. Çfarë ka bërë ky njeri që Europa e mori dhe e mbajti flamur përpara se shqiptarët ta merrnin për figurë kombëtare”, – u shpreh Egro.
Studiuesit hodhën dritë mbi projektin politik të Skënderbeut dhe marrëdhëniet e tij me Lindjen dhe Perëndimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here