Itali, grabiti djalin e tij , 35-vjeçari shqiptar ne pranga

0
1161

Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi rrëmbeu djalin e tij. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, kishte shkuar në Mantova, për të takuar ish-gruan e tij, e cila pas ndarjes ishte transferuar aty verën e kaluar.

 

Duke përfituar nga mungesa e ish-bashkëshortes shqiptari mori djalin e tyre 2-vjeçar dhe u largua.

Fill pas kësaj ai mori në telefon ish-gruan dhe e kërcënoi atë se do të vriste djalin dhe më pas do të vetëvritej nëse gruaja nuk kthehej sërish me të. ‘Ansa’ shkruan se gruaja, e tmerruar, njoftoi policinë për ngjarjen dhe më pas i la takim ish-burrit të saj në dalje të autostradës në Albisola, ku aty i kishte ngritur edhe një kurth. Ndërkohë, karabinierët bënë të mundur arrestimin e shqiptarit, i cili pritet që nesër të dalë para gjykatës nën akuzën e ‘përndjekjes’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here