Friday, May 3, 2024
Home Aktualitet Freedom House: Shqipëria, pjesërisht e lirë

Freedom House: Shqipëria, pjesërisht e lirë

0
721

 

Organizata  Freedom House e rendit Shqipërinë mes vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Kosovën, Moaqedoninë, Bosnjën dhe Malin e Zi.

Ndërsa vendet e tjera të rajonit, Koracia, Serbia, por edhe fqinjë i Shqipërisë Greqia rendin krah vendeve të lira.

Sipas raportit të publikuar nga Freedom House me titull “Liria në Botë 2018”, 45 % e vendeve janë të lira, 30 % pjesërisht të lira dhe 25 % jo të lira.

Mes vendeve që organizata i konsideron jo të lira bën pjesë Turqia por edhe Rusai.

Mes të tjerave në raport thuhet se demokracia në vitin 2017 u përball me krizën më serioze në dekadën e fundit, pasi janë shkelur dhe sulmuar parimet themelore të saj si garancia për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të drejtat e minoritetet, liria e shtypit dhe sundimi i ligjit.

Shtetet e Bashkuara kanë hequr dorë nga roli tradicional si kampione të idealeve demokratike, ndërsa Rusia dhe Kina “kanë rritur represionin” dhe “ndikimin e keq jashtë vendit”, thuhet në raportin e organizatës Freedom House.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here