Kërkesa e PS për ndryshimin e rregullores, sot priten debate të nxehta në Kuvend

0
553

E ngjeshur pritet të jetë axhenda e sotme për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Kështu, në orën 10:00 Këshilli i Mandateve dhe Rregullores do të mblidhet për të diskutuar propozimet e PS-së për ndryshmet në rregulloren e Kuvendit në rastin e arrestimit të deputetëve për të reflektuar ndryshimet kushtetuese të miratuara në paketën e reformës në drejtësi.

Ndërkohë, në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit do të mblidhet Këshilli i Legjislacionet për të shqyrtuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

“Kryetari i Kuvendit, bazuar në nenin 14, pika 3 të Rregullores së Kuvendit, me shkresën nr. 171 prot., datë 17.1.2018, ka kërkuar mbledhjen e Këshillit për Legjislacionin për të diskutuar sipas përcaktimeve në Rregullore, (neni 87), zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për efektet në legjislacion”, thuhej në njoftim.

Pas kësaj, në orën 13:00 pritet të mblidhet Nënkomisioni ad hoc për KLP dhe KLGJ për konstituimin, miratimin e kalendarit të punimeve të nënkomisionit “Për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë” si dhe çështje të tjera për diskutim. Sakaq, kreu i nënkomisionit Ulsi Manja i bëri thirrje deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në mbledhje si dhe në zgjedhjen e anëtarëve nga shoqëria civile për KLGJ e KLP.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here