Dita II/ Negociatat Bushati-Kotzias, hapet dosja e çështjes çame dhe kufiri detar

0
689

Çështja çame dhe minoritetet pritet të jenë në dosjet e rëndësishme që do të hapen në ditën e dytë të negociatave të nivelit të lartë mes Shqipërisë e Greqisë, të kryesuara nga ministrat e Jashtëm Ditmir Bushat dhe Nikos Kotzias.

Vëmendje pritet të marrë edhe çështja e marrëveshjes së kufirit detar mes dy vendeve pas raportimeve se kryeministri grek kërkon zgjidhje brenda Prillit të këtij viti.

Bisedimet brenda këtij hoteli privat në Korçë duken intensive pasi deri në orën 15:00 anëtarët e dy delegacioneve vazhdonin punimet.

Në ditën e parë të negociatave, mësohet se në qendër ishin çështjen e pronës së kishës ortodokse. Palët nuk kanë përcjellë asnjë informacion zyrtar mbi diskutimet, por fryma duket pozive, çka u tregua në mbrëmjen e së premtes ndërsa delegacionet darkuan bashkë në zonën e pazarit të Korcës, por takimi u shoqërua edhe me një protestë nga familjarë të Pëllumb Marnikollaj të vdekur në Greqi dhe një grup aktivistësh. Ata kërkuan që ministrat të futin në rendin e bisedimeve të tyre, keqtrajtimet dhunën dhe vdekjet e shqiptarëve në burgje dhe në ambientet e policisë greke.

Por negociatat e Korçës kanë ngjallur edhe reagime politike. Për demokratin Tritan Shehu, nëse do të ketë marrëveshje ajo do të ketë çmim të lartë. Por socialisti nga radhët e minoritetit Andrea Marto pret fryte.

Shehu: Së pari nuk mund të ketë zero probleme me fqinjët. Me fqinjët ka probleme, zotësia është ti zgjidhësh problemet.

Marto: Kanë qenë hapa pozitivë që sëshpejti besoj do të finalizohen.

Gjatë ditës, Kotzias do vizitojë Katedaralen e Korçës, më pas do të bëjë një vizitë tek Mësonjëtorja dhe më pas tek Konsullata greke.

Në orët e pasdites ministri do të vizitojë muzeun ikonografik dhe më pas do të marrë pjesë në koncertin e grupit Liria tek muzeu Bratko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here