Heroine ne piken kufitare te Kapshtices, pezullohen 5 punonjes policie

0
894

Të tjera masa në radhët e policisë pas kapjes së 2 kg heroinë nga pala greke në pikën kufitare të Kapshticës. Paz pezullimit të shefit të hetimit të krimit në këtë pikë kufitare, mësohet se janë pezulluar edhe 5 punonjës policie që ishin në shërbim kur u kap droga.

 

 

Pezullimi do të jetë deri në verifikimin e plotë a janë kryer në rregull procedurat e kontrollit, pasi droga nuk u arrit të zbulohej nga pala shqiptare.

Pezullimi është bërë nga Departamenti i Kufirit. Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat si dhe Drejtoria e Standardeve ka nisur hetim penal dhe disiplinor për këtë rast. jh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here