Friday, April 26, 2024
Home Kulturë Ambasada shqiptare në Romë aktivitet për vitin e Skënderbeut

Ambasada shqiptare në Romë aktivitet për vitin e Skënderbeut

0
772

Ambasada shqiptare në Romë me një aktivitet dy ditor ka inauguruar Vitin Mbarëkombëtar të Skëndërbeut. Për të përkujtuar Heroin tonë kombëtar janë bashkuar në një event unik në Romë komuniteti i shqiptarëve në Itali, komuniteti arbëreshë, komuniteti kosovarë e ai italian.

Në bashkëpunim me komunitetin arbëresh në Itali u organizua në selinë e Kolegjit grek Shën Anastasi në Romë, konferenca “Skëndërbeu Heroi që na bashkon”.

Ambasadorja e Shqipërisë në Romë znj. Anila Bitri informoi se në bashkëpunim me autoritetet italianë një targë përkujtimore do të vendoset shumë shpejt në monumentin e Skëndërbeut në Romë për të nderuar firgurën e tij në këtë vit Mbarkëmobëtar .

Gjithashtu Ambasada e Romës po bashkëpunon me botën akademike shqiptare e italiane, me shoqatat shqiptare e arbëreshe në Itali për ngritjen e një plataforme unike për promovimin e iniciativave që kanë si fill rrëfyes fugurën, jetën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbe.

Profesor Domenico Morelli, President i Komunitetit Kombëtar të Minoranzave etnike në Itali shprehet i kënaqur që për herë të parë në përkujtimin e figurës së Skëndërbeut janë bashkuar me ta dhe Ambasada e Shqipërisë në Romë. 

Prof. Domeniko Morelli: Ne si komunitet arbëresh e pritëm mjaft mirë lajmin e shpalljes së 2018 si viti i Skëndërbeur. Por ne si komunitet e kemi kujtuar cdo vit e në mnëyrë të vecantë caste të jetës së figurës së heorit tonë kombëtar, e vecanërisht ditën përkujtimore të vdekjes së tij. Pikërisht në këtë ambient ku ndodhemi sot në Kolegjin grek Shën Anastasio, 50 vite më parë, pra më 1968 jemi mbledhur në një event të madh ku morën pjesë jo vetëm komunat arbëreshe, por dhe Vatikani e qëndrat universitare italiane për të kujtuar 500 vjetorin e vdekjes së Skëndërbeut. Por për herë të parë këtë vit kemi arritur t’i zhvillojmë këto evente në bashkëpunim me Ambasadën shqiptare në Romë. Pra për herë të parë jemi bashkuar komuniteti arbëreshë, komuniteti shqiptar, komuniteti italo-shqipar. komuniteti italian për të përkujtuar këtë hero të madh që në të vërtetë hsitorikisht na ka bashkuar gjithmonë. Gjaku jonë i shprishur dhe pse i shpërndarë jemi po i njëjti gjak. Për herë të parë sivjet janë rrëzuar të gjithë kufijtë e vështirësitë si politike, fetare apo tjetër e ndjehemi të lidhur vërtetë për të reaguar bashkarisht në mbrojtje të identitetit tonë.

Por në historinë e Skëndërbeut nuk është mjaft e njohur lidhja e tij me kryeqytetit Italian Romë.

Prof. Domenico Morelli- Është e vërtetë, Skëndërbeu ka vizituar disa herë Romën. Në Romë ekziston ende sot një pallat që quhet Skanderbeg e që ndodht mjaft pranë selisë së Presidencës Italiane. Arkivat e Vatikanit, arkivat e kishës janë përdorur mjaft mirë e njohen të gjitha burimet që japin informacione mbi aktivitetin e Skëndërbeut në Romë. Problemi është se ky informacion i madh arkivor duhet të shfrytëzohet më shumë , të studiohet me objektivitet por dhe me syrin kritik, pasi sot kur flitet për Skëndërbeun, përpjekjet janë për të shfrytëzuar këtë figurë për qëllime politike, kultorore o artistike qofshin.

Pra një ftesë dhe për institucionet shqitpare për të shfrytëzuar e studiuar më shumë figruën e Skëndërbeut përmes arkivave të Vatikanit, të Kishës apo arkivave veneciane.

Prof Domenico Morelli- Shumiva e arkivave veneciane, arkivave të vatikanit, janë plotësisht në dispozicion e të hulumtuara për figruën e Skëndërbeut. Mendoj se mungon një vepër strukturore, një vepër globale që të vendos në të njëjtin nivel studimi të gjithë dokumentacionin ndaj Skëndërbeut për të bërë dhe vlerësimet përkatëse.

A do përfshihen dhe 52 komunat arbëreshe në aktivitetet e organizuar në këtë vit mbarkëombëtar shqiptar.

Prof Domenico Morelli– Pavarësisht vitit Mbarëkombëtar të Skëndërbeut në të gjithë komuant arbëreshe në Itali zhvillohen shpesh evente në nderim të figurës e jetës së Skëndërbeut. Sot ditën e 550 vjetorit të vdekjes së tij janë zhvilluar aktivitete në cdo qytezë. Por dua të kujtoj dicka të rëndësishme se 50 vite më parë, 500 vjetori i Skëndërbeut qe një moment ringjallje për ne komunat arbëreshe. E le të shpresojmë që në këtë përvjetor të ri, që e gjen komunitetin arbëreshë të mbrojtuar nga ligji i pakicave minoritare pra me të drejtën e ruajtjes së gjuhës e kulturës, pra le të shpreosjmë që këto mundësi që jepen sot të cmohen e të vlerësohen në ruajtjen e identitetit shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here