Monday, May 6, 2024
Home Politikë Bushati pas takimit me Kotzias: Diskutimet jo të lehta, shpresojmë në zgjidhje...

Bushati pas takimit me Kotzias: Diskutimet jo të lehta, shpresojmë në zgjidhje konkrete

0
583

Bushati iu përgjigj interesit të gazetarëve për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë takim. E diela do të jetë një ditë vendimtare në vazhdimin e diskutimeve, tha Bushati.

Ai tha se gjatë ditë së sotme është bërë progres, ndërsa theksoi se temat e diskutimit nuk janë sekret. Mësohet se përveç paktit të kufirit detar, tema kanë qenë edhe çështja çame dhe ajo e minoriteteve.

Bushati: Në radhë të parë dua tju falenderoj për durimin që keni dëshmuar. Besoj se duhet të na mirëkuptoni se këto janë diskutime jo të lehta, sa i përket faktit që tematika është e gjera, e shtrirë në kohë në 70 vite histori. Mund tju them që edhe në Korcë kemi bërë progres të qenësishëm. Nesër do të jetë gjithashtu një ditë e rëndësishme për vijimin e bisedimeve. Nuk ka asgjë sekrete sepse temat janë thënë nga të dyja palët. Jemi në procesin e shtjellimit të mëtejshëm të argumenteve dhe shpresoj edhe drejt zgjidhjeve konkrete.

Vëmendje ka marrë edhe çështja e marrëveshjes së kufirit detar mes dy vendeve pas raportimeve se kryeministri grek kërkon zgjidhje brenda Prillit të këtij viti.

Në ditën e parë të negociatave, në qendër ishin çështjet e pronës së kishës ortodokse. Palët nuk kanë përcjellë asnjë informacion zyrtar mbi diskutimet, por fryma duket pozive, çka u tregua në mbrëmjen e së shtunës ndërsa delegacionet darkuan bashkë në zonën e pazarit të Korcës.

Takimi i Korçës u shoqërua edhe më një protestë nga familjarë të  Pëllumb Marnikollaj të vdekur në Greqi dhe një grup aktivistësh

Ata kërkuan që ministrat të fusin në rendin e bisedimeve të tyre, keqtrajtimet, dhunën, dhe vdekjet e shqiptarëve në burgjet dhe në ambjentet e policisë greke.

Negociatat e Korçës kanë ngjallur edhe reagime politike. Për demokratin Tritan Shehu nësë do të ketë marrëveshje ajo do të ketë çmim të lartë, por për socialistin nga radhët e minoritetit Andrea Marto pret fryte.

Shehu: Së pari nuk mund të ketë zero probleme me fqinjët. Me fqinjët ka probleme, zotësia është ti zgjidhësh problemet.

Marto: Kanë qenë hapa pozitivë që sëshpejti besoj do të finalizohen.

Kotzias të shtunën vizitoi Katedaralen e Korçës, e më pas qëndroi tek Mësonjëtorja dhe Konsullata greke.

Në orët e pasdites të së shtunës ai vizitoi muzeun ikonografik dhe më pas ka marrë pjesë në koncertin e grupit Liria tek muzeu Bratko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here