10 anëtarët për KLP dhe KLGJ që do të votojë Parlamenti/ EMRAT

0
1180

Nënkomisioni Ad Hoc për KLGJ dhe KLP zgjodhi me short anëtarët për këto dy institucione.

Sipas hedhjes së shortit u zgjidhën 10 anëtarët për KLGJ dhe KLP. Pesë anëtarët jo gjyqtarë për KLGJ u zgjodhën Arben Vani, Sokol Lamaj, Erjon Muharemaj, Ilir Panda dhe Altinn Hazizaj.

Ndërsa 5 anëtarët jo prokurorë për KLP u zgjodhën Kozma Jano, Floreta Gjini, Enejda Sema, Mirela Bogdani dhe Alfred Balla.

Këta kandidatë do ti përcillen kryetarit të Kuvendit dhe më pas emrat e tyre do të kalojnë në Parlament për votim.

Nga ana e saj opozitë nëpërmjet deputetit Oerd Bylykbashi tha se mes këtyre kandidatëve ka nga ata që u përjashtuan nga ONM.

Anëtarët nga radhët e Avokatisë që do të jenë pjesë e listës të KLGJ

1-Arben Vani

2-Sokol Lamaj

Nga trupa e Pedagogëve për anëtarë të KLGJ

1-Erjon Muharemaj

2-Ilir Panda

Nga radhët e Shoqërisë Civile për anëtarë të KLGJ

1-Altin Hazizaj

Dy anëtarët e KLP nga trupa e avokatëve:

1-Kozma Jano

2-Floreta Gjini

Dy anëtarët e KLP nga trupa e profesoratit

1-Enejda Sema

2-Mirela Bogdani

Anëtari i KLP nga Shoqëria Civile 

1-Alfred Balla

Lista me 10 anëtarët e KLGJ dhe KLP do t’i kalojë për miratim Parlamentit, ku do të duhen 94 vota për miratimin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here