Përmes një statusi në Facebook, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinise, Lindita Nikolla ka publikuar listën me 20 programet e studimit më të kërkuara nga maturantët për të dyja raundet e aplikimit në ciklin e parë për vitin akademik 2017-2018.
Duke iu referuar raportit së publikuar, dega më e preferuar nga maturantët shqiptarë është ajo e Administrim-Biznesit, e dyta renditet Drejtësia dhe e treta Punët Sociale.
Në fund të listës renditen degët e Financë-Kontabilitet, Mjekësi e Përgjithshme dhe Stomatologji, pasi këto degë kërkojnë edhe më shumë pikë.
Statusi i plotë i Nikollës:
20 programet e studimit më të kërkuara në të dyja raundet e aplikimit në ciklin e I-rë për vitin akademik 2017-2018