Brenda javës në Shqipëri, 14 mijë të sëmurë nga gripi

0
778

 

Fillimi i shkurtit pritet të shënoje kulmin e të prekurve nga gripi.

Instituti i Shëndetit Publik vetëm kete jave ka regjistruar 14 mije persona te sëmure. Jemi pranë epidemisë, e cila sipas specialisteve shënohet kur kemi mbi 17 mije raste te prekur nga gripi.

Krahas virozave te ndryshme, ne vendin tone po qarkullon gripi i tipit B dhe AH1N1. Deri tani nuk ka pasur raste te renda. Numrin me te madh te te prekurve e zene fëmijët, te cilet kane mbushur urgjencat dhe qendrat shëndetësore. Mjeket thone se ka ende kohe per t’u vaksinuar.

Vaksina është shpërndare ne qendrat shëndetësore dhe eshte falas per grupet e riskut. Pas injektimit duhen te paken dy jave qe te vaksinuarit te krijojnë imunitet ndaj gripit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here