Bashkia Shkoder ka 5 vite qe i transporton mbeturinat ne Landfieldin e Bushatit. Per kete objekt ka pasur shume diskutime kohet e fundit, duke e vene ne dyshim vazhdimesine e tij, si inspektoriati i shtetëror i mjedisit ne Qarkun e Shkodres ashtu dhe Ministria e Mjedisit dhe Turizmit. Por këshilltari ne Bashkine Shkoder per shërbimet publike, Bardh Kuçi, Landfieldi Bushat duhet te vazhdoje aktivitetin:
Kuçi thote se per Landfieldin Bushat eshte realizuar vetem faza e pare e investimit, ndersa faza e dyte ka mbetur ne leter. Ai kërkoi qe Qeveria te realizohej edhe fazen e dyte qe ka te beje me rritjen e lartesise se këtij objekti dhe shtimin e kapacitetit te depozitimit te mbeturinave edhe per 7 vjet.
Landfieldi Bushat u ndertua ne vitin 2009, per te cilin u investuan mbi 1 milione dollare.