“Peshqit e mëdhenj”, ambasadori Lu: Ku janë rezultatet, tik-taku deri në pranverë…

0
1061

Ambasadori amerikan, Donald Lu pat paralajmëruar se në muajin janar 2018 do arrestohen “peshqit e mëdhenj”. Por kur kur sot shënohet dita e fundit e janarit, 31 janar, dhe askush nuk është arrestuar, ambasadori amerikan ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Lu drejton pyetjen se ku janë rezultatet e zotimit që bënë politikanët shqiptarë, policët dhe prokurorët kur nisën operacionin “Forca e Ligjit” i asistuar nga BE dhe SHBA. Ambasadori amerikan megjithatë sqaron se ndërkombëtarët kërkojnë rezultate konkrete këtë pranverë.

“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak”, thuhet në reagimin e ambasadorit amerikan Donald Lu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here