Sunday, May 5, 2024
Home Aktualitet Vota në OKB për Jeruzalemin, ambasadori izraelit: Shqipëria mbetet vend mik

Vota në OKB për Jeruzalemin, ambasadori izraelit: Shqipëria mbetet vend mik

0
781

 

Vota e Shqipërisë në OKB, kundër vendimit të SHBA për të njohur Jerulazemin kryeqytet të Izraelit, shkaktoi furtunë reagimesh në Tiranë.

Por i dërguari i Izraelit në Shqipëri, ambasadori Boaz Rodkin nga Kukësi konfirmoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona, duke paralajmëruar se kërkesa për njohjen e Jeruzalemit do të përsëritet.

Boaz Rodkin: Izraeli vijon negociata me të gjitha vendet mike për këtë çështje dhe Shqipëria është një prej tyre. Por sot duhet të theksojmë mirëqësinë e mirë mes dy vendeve tona që i ka rrënjët në shpëtimin e hebrejve nga shqiptarët.

Ambasadorja Ambasadorja e Republikës së Sllovenisë e vuri theksin tek mbështetja që vendi i saj i ofron Shqipërisë në çeljen e negociatave me BE.

Dy diplomatët mbollën në Kukës pemën e Integrimit dhe atë të Kujtesës në krah të kryebashkiakut Bashkim Shehu, i cili theksoi se pavarësisht vendimeve të vështira të qeverive populli shqiptar mbetet pro BE, SHBA dhe Izraelit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here