Wednesday, May 1, 2024
Home Aktualitet Universitetet kalojnë klasën, akreditohen institucionet e arsimit të lartë publike dhe private

Universitetet kalojnë klasën, akreditohen institucionet e arsimit të lartë publike dhe private

0
799

Pavarësisht impenjimit të qeverisë për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe infrastrukturës, vetëm gjashtë Universitete kanë përfituar akreditim në një proces gjashtë vjetor. Megjithatë të 35 institucionet e arsimit të lartë kanë kaluar testin e akreditimit, teksa u paralajmërua se do të nisë procesi i akreditimit të programeve.

Të gjitha institucionet e arsimit të lartë publike dhe private e kaluan provën e akreditimit. Por nga 35 Universitete të përfshira në këtë proces vetëm 4 prej tyre, jopublike, mundën ta përfitojnë këtë të drejtë për 6 vite.

Arjan Gjonça: Nuk është e rastësishme që një grup institucionesh private kanë dalë me 5-6 vite akreditim, kanë dalë në vendin më të mirë. Mos harrojmë që këto institucione kanë pasur një eksperiencë akreditimi dhe vlerësimi sepse ligji i ka detyruar ato ndërkohë që ligji duhet të detyronte dhe institucionet publike por nuk është zbatuar.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, paralajmëroi se testi i rradhës do të jetë akreditimi i programeve studimore. Procesi do të kryhet nga Bordi i Akreditimit por me asistencën e ekspertëve të huaj.

Lindita Nikolla: Të gjitha do të jenë procese zinxhir për të bërë të mundur atë që në fakt është gjithë prioriteti ynë: Shëndoshjen e institucioneve, cilësi diplomash të krahasueshme për të rinjtë dhe të reja e Shqipërisë me ato të vendeve më të mira.

Ministrja garantoi më tepër mbështetje financiare për institucionet e arsimit të lartë me qëllim zbatimin e rekomandimeve të lëna nga agjensia britanike e akreditimit.

Lindita Nikolla: Jemi të vendosur për të ecur përoara me standartet më të mira europoianel. Të kërkosh standartet më të mira europiane në institucionet e arsimit të lartë duhet që para së gjithash të kesh bërë vetë detyrat e shtëpisë.

Gjatë këtij viti do të kryhet edhe sondazhi kombëtar i studentëve, që do t`i ndihmojë ata të kënë informacione të sakta për cilësinë e Universiteteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here