30 minuta aksion per arrestimin e te riut, Danjel Bunaj, shmang uniformat, perplaset me furgonin e tyre

0
1504

Policia e Shkodres ne oret e vona te se shtunes, eshte vene ne alarm, pasi nje i ri jo vetem qe ka kundershtuar ndalimin nga uniformat blu, por ka rrezikuar edhe jeten e tij e po ashtu te policise. Ai tentoi qe ti largohej postobllokut te dale ne unazen lindore. Pasi ka shmangur forcat Shqiponja eshte perplasur me furgonin e tyre.

Danjel Bunaj nga Laçi 22 vjeç vetem pak metra me tutje ka humbur kontrollin ne mjetin e tij duke tentuar te futet ne nje kthese per te ikur ne drejtim te paditur. Ka qene ky moment kur forca te policise se shkodres kane bere arrestimin e tij. I riu po merret ne pyetje ndersa mjeti i policise ka pesuar deme te vogla.

Danjel Bunaj ka qene pa patente dhe pa siguracion ndaj edhe nuk i eshte ndalur postobllokut te policise. I riu me perpara ka qene i denuar per mungese patente dhe per plagosje me thike. 22 vjeçari i frikesuar prej nje tjeter denimi ka tentuar qe ti shmanget policise duke ikur nga vendi i quajtur  Truma tek Dugajt e Reja, pastaj ne Xhabiej, nga aty eshte futur ne unaze. Ne Xhabiej duke u futur ne unazen lindore ka perplasur nje mjet te forcave Shqiponja dhe pak metra me tutje rreth 150 metra ka humbur kontrollon.

Ne pjesen e perparme mjeti i Danjel Bunaj nuk e ka targen ndersa e ka te vendosur vetem ne pjesen mbrapa te mjetit. Mbi te do rendoje akuza “kundershtim i forcave te policise” por edhe drejtim i mjetit pa patente.Duke qene person problematik edhe ne te shkuaren, Bunaj rrezikon nje mase me te ashmer denimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here