Wednesday, January 8, 2025
HomePolitikëLSI : Prokuroria e vënë përfund nga Rama

LSI : Prokuroria e vënë përfund nga Rama

-

Disa nga deputetët e LSI kanë reaguar pas vendimit të gjykatës së Elbasanit për të lënë në burg ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika, i cili vjen nga radhët e LSI. Trupi gjykues ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për Xhikën, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion’. Përmes postimeve në profilet e tyre në Facebook, deputetët e LSI shprehen se Prokuroria e Krimeve të Rënda është vendosur në shërbim të kryeministrit dhe e konsiderojnë gjyqin si të motivuar politikisht.

Statusi i Petrit Vasilit: 

Prokuroria e krimeve te renda ne sherbim te droges dhe kryeministrit.
Prokuroria e krimeve te renda tashme vegel ne duart e kryeministrit deshtoi me akuzat ne gjyqin ndaj Z.Xhiga nje ish nepunes i shtetit dhe sot qe pa gdhire me urdher politik shpiku nje tjeter akuze ndaj tij.
Kjo prokurori qe nuk arreston Saimir Tahirin akuzat ndaj te cilit i di gjithe Shqiperia dhe pergjimet e te cilit i ka degjuar cdo shqiptar.
Kjo prokurori qe ka prej vitesh denoncimin e kontrollit te larte te shtetit per Gjiknurin per grabitjen e 650 milion euro per CEZ.
Kjo prokurori qe nuk arreston ministren e drejtesise qe ekstradoi duke dhunuar ligjin Nazer Seitaj qe po vete kjo prokurori e kish arrestuar.
Kjo prokurori qe mbyll dosjen e Rames sepse ky kerkoi falje ne facebook pasi ai shkaterroi zgjedhjet duke i bere thirrje policise te lere uniformat dhe te beje vota per partine socialiste
Kjo prokurori e vene per fundi nga kryeministri me kercenimin e vetingut i dha fund besimit te shqiptareve te drejtesia.
Prokurorine e Rames,Markut e Xhafes nuk e beson me askush.
Prokuroria qe nuk lufton drogen e korrupsionin e ministrave eshte qartazi perkrahese edhe droges dhe korrupsionin dhe do te mbuloje diellin me shoshe duke shkelur ligjin me te dyja kembet per te denuar nje ish nepunes vetem e vetem per terhequr vemendjen nga baterdia qeverisjes kriminale e korruptive qe po shkaterron vendin.
Rama jep urdhera politike, por nuk firmos ndersa prokuroret po firmosin dhe po shkelin e dhunojne ligjin, pergjegjesia per ta eshte individuale per sot e per mot dhe shpejt a vone asnje nuk i shpeton dot kurre kesaj pergjegjesie…..

 

 

Statusi i Perparim Spahiut:
Prokuroria politike, po zbaton me korrektësi urdhërat e qeverisë!

Arreston opozitën për të mbuluar krimet shtetërore që po bën!

Ditën e dielë kërkohet një masë tjetër arresti. Nuk prisnin as deri nesër, por e duan sot për të mbuluar me hi, pisllëkun që bënë me arrestimin idiot në Elbasan!

I uroj Dashit të faktojë pafajsinë e tij, ndonëse në kushte të pabarabarta!

Ndaj me të dhe gjithë popullin opozitar terrorin politik ndaj opozitës. Nuk do ta lemë vendin në dorë të diktatorit!

Statusi i Endrit Braimllarit:
Edi Rama rinis gjyqin politik ndaj Dashamir Xhikes?!
Pasi ka perdorur cdo mekanizem per te kapur drejtesine, Edi Rama risjell sot para cdo shqiptari modelin e gjyqeve politike.
Edi Rama, pasi nuk arriti dot me ushtaret e tij ne prokurori dhe polici te faktoje pergjegjesine ndaj Dashamir Xhikes, ka kerkuar sot po ne menyre te paligjshme me urdher politik nga prokuroret e krimive te renda arrestimin dhe burgimim e tij. Po nga kjo prokurori qe heshti per ekstradimin e Nezer Seitaj, qe perfshihej ne dosjen e ish ministrit Tahiri, kjo prokurori e cila duhet te filloj urgjent hetimin per ministren e drejtesise, prokurorin e pergjithshem dhe te gjithe funksionaret e perfshire ne ekstrarimin e Nezar Seitaj.
Duhet te nis hetimet per kryebashkiaket e Edi Rames, te perfshire ne pergjime me krimin e organizuar.
Kjo prokurori qe nuk heton ministrin Gjiknuri per 640 milion eurot e CEZ te bere publike nga KLSh. Kjo prokurori qe nuk merret me trafikantet e droges dhe gjithe kupolen e policise se shteti te perfshire ne kete trafik.
Edi Rama po perdor prokurorine per gjyqe politike dhe ky eshte fundi i drejtesise.
Tani i mbetet popullit dhe qytetareve te ketij vendi te vendos drejtesine per Edi Ramen, shpuren e tij dhe prokuroret e perdorur prej tij.

Statusi i Floida Kërpacit:
Drejtësi me gjyqe politike NUK KA!❌

Pasi u dëshpërua thellësisht nga refuzimi ynë për të vazhduar koalicionin me të dhe pas nisjes së një lufte frontale kundër lidhjeve të tij kriminale, Edi Rama, duke blerë apo shantazhuar njerëz të sistemit të drejtësisë synon të bëjë gjyqe politike për të eleminuar kundërshtarët e tij politik. Kjo gjë kurrë ska për të ndodhur!

Prokuroria dhe gjykata, nën pagesën apo shantazhin e “Vettingut” të Edi Ramës, janë duke zhvilluar sot një gjyq politik ndaj Z. Xhika, një ish-nepunes shtetëror i cili jo vetëm nuk ka qenë në detyrë në momentin e kryerjes së aktit për të cilin prokuroria ka ngritur akuza (viti 2009), por edhe ka bashkëpunuar me drejtësinë në pretendimet e tyre duke qenë i gatshëm për zbardhjen e së vërtetës.

Ky proces ska lidhje me drejtësinë. Ky proces është tërësisht politik.

Pasi pengoi arrestimin e ministrit Tahiri,
Edi Rama zgjodhi në mënyrë antikushtetuese një kryeprokurore të partisë socialiste që të ekstradonte në bashkëpunim me Ministren e Drejtesisë financierin e bandës kriminale.
Edi Rama eleminoji provën që të shpetonte kështu ministrat dhe miqtë e tij të lidhur me drogën.

Sot, janë të njëjtët njerëz të sistemit të drejtësisë që ose i ka blerë ose i ka shantazhuar, të cilët i ka vënë në sulm politik për interesat e tij ndaj kundërshtarit politik.

Ky është fundi i shtetit të së drejtës!
Por mos të mendoj ky kryeministër se do ti mbylli gojën popullit Shqiptar dhe të rinjve, që ndihen të zhgënjyer dhe të zemëruar nga ky kryeministër AntiShqiptar!

Na duhet një Shqipëri, ku ligji funksionon njësoj për të gjithë!🇦🇱🇪🇺

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts