Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit denoncon faktin se fshati Lazarat prej 4 ditësh vuan mungesën e dritave.
Berisha thekson se në Lazarat po bëhet terror shtetëror.
MESAZHI I BERISHËS
Terror shteteror me narkopolice, terr dhe erresire ndaj Lazaratit.
Kohe e maskarenjve!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“pershendetje zoti Doktor.. jam. nje banor i fshatit ..Lazarat po bhen 4 dit pa drita !
dhe cdo dit po na vijn ne shpi me polici dhe na bejnn teror per lekt te dritave … qe jemi te regullt me pages ne te gjith qarkun vetem Lazarati pa drita✌️gjith te mirat”