Seanca e së enjtes/ Basha porosit deputetët: S’ka “paqe”, shpirti i qytetarëve jemi ne

0
719

Seanca e së enjtes nuk do të jetë aspak një seancë ku të mbizotërojë qetësia e komunikimi, por përkundrazi, aty do të reflektohet një situatë e tensionuar, sikundër ndodhi edhe në javën që lamë pas.

Të paktën ky ka qënë paralajmërimi i dhënë sot nga kreu demokrat, i cili i ka mëshuar fort faktit se deputetët do të “pushtojnë” foltoren, duke mbrojtur kauzën e tyre, e vënë në mbrojtje të qytetarëve.

Në mbledhjen që është zhvilluar me dyer të mbyllura, Basha ka paralajmëruar para deputetëve të tij se seancat plenare do të vijojnë të mos jenë normale, duke nënkuptuar kështu se opozita do të protestojë brenda sallës.

Po ashtu mësohet se brenda mbledhjes së PD, Basha është shprehur i vendosur se opozita do të jetë në mbrojtje të qytetarëve të varfër.

“Asgjë nuk do jetë normale në seancë, ndërkohë që ata kanë uzurpuar çdo gjë. Diskutime për numër nuk ka. Qëndrim në mbrojtje të varfërisë dhe qytetarëve, rinisë dhe ekonomisë. Paligjshmëria dhe padrejtësia e mazhorancës nuk ka kufi. Ata janë në panik. Shpirti, syri, veshi dhe zëri i qytetarëve duhet të jemi ne”, është shprehur Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here