Berlini heq shpresat për anëtarësim të shpejtë të Ballkanit në BE

0
856
Steffen Seibert, the chancellor's office spokesman, departs the Europa Quo Vadis? conference in Cologne, Germany, on Monday, Jan. 9, 2017. Germany's Chancellor Angela Merkel called on Germans to stand up for an open, liberal society in her first policy speech of the year, sounding a theme that's likely to feature in her re-election campaign this year. Photographer: Krisztian Bocsi/Bloomberg via Getty Images

Qeveria gjermane ka reaguar e rezervuar lidhur me strategjinë e re të Komisionit Europian për Ballkanin, e cila u prezantua sot në Strasburg e që synon t’i japë shtysë integrimit të këtyre vendeve në BE.

Të hënën qeveria gjermane u tregua e rezervuar lidhur me përpjekjen e re të Komisionit Europian që u prezantua sot në Strasburg nga komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi deri në vitin 2025. Sipas kësaj strategjie, Serbisë dhe Malit të Zi i ofrohet një perspektivë e qartë integrimi nëse kryhen reformat e duhura dhe vendet zgjidhin problemet me fqinjët.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se “e qartë është që këto kandidatë kanë ende për të bërë reforma të zgjeruara në vendet e tyre”. Seibert u shpreh se “nuk do të ketë anëtarësime automatike, për shkak të datave që janë vendosur më parë”, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

Megjithatë qeveria gjermane e quan shumë të rëndësishme perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit. Por sipas zëdhënësit të qeverisë, strategjia për Ballkanin e Komisionit Europian duhet të studiohet një herë mirë, kur të paraqitet të martën. Komisioni pritet të japë vlerësime edhe për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Bosnje-Hercegovinës.

Edhe një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane është shprehur, se janë të nevojshme reforma në fushat kryesore si shteti ligjor, aftësia e konkurrencës dhe bashkëpunimi rajonal. “Por veçanërisht müssen që grindjet të zgjidhen para anëtarësimit”, thuhet nga Ministria e Jashtme gjermane

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here