Grupi “Kokaina” Gjykata e Shkodres lë në arrest me burg 7 të arrestuarit…

0
995

Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore në Gjykatën e Shkodrës për grupin kriminal që u shkatërrua pak ditë më parë. Mësohet se Gjykata ka dhënë vendimin “arrest me burg” për 7 të arrestuarit.

7 personat akuzohen për “Prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike”, ndërsa gjatë arrestimit të tyre policia sekuestroi 2 kilogramë kokainë.

Më poshtë njoftimi zyrtar i policisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, ka rregjistruar procedimin penal Nr.1619/2017, në lidhje me vepren penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal.

Në sajë të një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, duke përdorur edhe metoda speciale të hetimit (vëzhgime, përgjime ambjetale dhe telefonike dhe blerje të simuluar) u arrit të finalizohej me datë 02.02.2017, me arrestimin e 7 personave, ku 3 persona janë arrestuar në flagrancë, konkretisht shtetasit me inicialet I.T, E.Z dhe S.A dhe për 4 persona të tjerë janë nxjerrë urdhëra ndalimi nga Prokurori, për shtetasit me inicialet H.S, A.V, K.U  dhe A.M

·  Në kuadër të këtij  procedimi, u arrit tu sekuestrohej  një sasi me peshë prej 2237,6 gram lëndë narkotike e mbështjellë në qese e ndarë në dy pako, e dyshuar si Kokainë.

·  Lokali i të dyshuarve që shfrytëzohej për shpërndarjë dhe përdorim të lëndëve narkotike, si dhe pajisjet fiskale të këtij lokali.

·  Tre automjete Audi, BMË dhe Ford  që janë përdorur nga të dyshuarit.

·  Gjithashtu janë sekuestruar telefona celular të të dyshuarve;

·  Një sasi parash lekë dhe valutë e huaj dhe sende të tjera që mbaheshin nga të dyshuarit me cilësinë e provës materiale.

Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre dhe me persona të tjerë dyshohet se kanë konsumuar veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, dhe “Pqërshtatja e lokalit për përdorim droge” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet  283/2  dhe 285/a të K.Penal.

Po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë bashkëpunëtorëve të grupi kriminal.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here