“Ka ardhur koha që bota t’i mbështesë shqiptarët në projektet e tyre për vetëvendosje dhe, pse jo, për RIBASHKIM NË NJË SHTET KOMBËTAR SHQIPTAR me madhësinë e Zvicrës, duke krijuar kështu një ekuilibër në zonën e Ballkanit, që historikisht është konsideruar fuçi baruti. Në këtë mënyrë shtetet e Gadishullit Ballkanik do të INTEGROHESHIN në mënyrë paqësore e të qytetëruar në Evropën e Bashkuar të së ardhmes…“.
Ishte viti 1992 dhe profesor Astrit Leka , që aktualisht jeton ne Zvicër, fliste se çdo të ndodhte me shqiptarët në Ballkan.
Ndoshta jo të gjitha janë realizuar, por dje, sipas njoftimit të ambasadës shqiptare në Bern të Zvicrës, ambasadori shqiptar Ilir Gjoni i ka dhuruar profesor Lekës cerfitikatën e mirënjohjes për ideimin dhe realizimin e vendosjes së bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Gjenevë.
Eshtë viti i Skënderbeut dhe shqiptarët në Zvicër, do të kenë kështu një mundësi të shohin heroin e tyre në një nga sheshet kryesore të Gjenevës. Dhe aty, pas vendosjes së bustit, shqiptarët janë mbledhur për fotografitë e rradhës.