Ekstradimi në Shqipëri, flet Izet Haxhiaj: Pas arrestimit të ‘peshqve të mëdhenj’ më erdhi radha

0
1709

TIRANË- I akuzuari për vrasjen e ish-deputetit të PD-së Azem Hajdari ka folur për Neës24 pas publikimit të lajmit për ekstradimin e tij në Shqipëri.

 

Në një bisedë telefonike me gazetaren Klodiana Lala, Haxhiaj ka pohuar vërtetësinë e lajmin duke ironizuar edhe me deklaratat e politikës shqiptare për arrestimin e ‘peshqve të mëdhenj’.

“Po është e vërtetë. Sot është marrë vendimi nga gjykata e lartë turke për ekstradimin tim në Shqipëri. Tani si duket pas 12 vjetësh u ra ndërmend për ekstradimin tim. Si duket me përkujdesjen e qeverisë shqiptare e cila pasi arrestoi gjithë peshqit e mëdhenj me erdhi radha edhe mua”, deklaroi Haxhiaj, raporton “BalkanWeb”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here