I pakënaqur me protokollin, Bashkim Fino ulet në fund të sallës

0
726

Asambledhja e Përgjithshme Zgjedhore ka nisur paraditen e sotme punimet për të zgjedhur presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit. Por pakënaqësitë e qefmbetjet kanë nisur që në fillim të mbledhjes.

Kandidati në garë për kreun e ri të FSHF, Bashkim Fino që në nisje të punimeve të Asamblesë ka shprehur pakënaqësi për protokollin, pasi atij dhe kandidatit tjetër Shpëtin Hala u janë caktuar vendet nga fundi të sallës.

Në shenjë mospajtimi me këtë vendim, ai është uluar në fund fare së bashku me Sulejman Starovën. Kjo duket edhe në fotot e siguruara gjatë punimeve të Asamblesë.
fino ne fun
Kandidati Fino thote se të tre kandidatët në garë për kreun e FSHF duhet të ishin në pozicion të barabartë dhe, “jo Duka të qëndrojë në krye dhe ata në fund”.

Sipas tij, ky gjest është mungesë respekti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here