Gjermanët: Klement Balili kontrollon shumicën e tregut evropian të drogës

0
670

Mediat gjermane i kanë kushtuar një artikull veprimtarisë kriminale në rrjetin e trafikut të kokainës dhe kanabisit të Klement Balilit.  Gazeta “Berliner-kurier” shkruan se ish-Drejtori i Transporteve në Sarandë është një nga trafikantët më të fuqishëm në Evropë.

Sipas medias gjermane “Eskobari i Ballkanit”, që vijon të mbetet në kërkim ndërkombëtar, kontrollon me grupin e tij shumicën e tregtisë evropiane të kokainës. Gazeta e lidh emrin e Balilit me klanet e drogës së Amerikës Latine, ndërsa “gjurmët e gjakut’, që shkaktoi lufta për kontrollin e tregut të drogave të rënda shtrihen deri në Berlin’ thuhet në artikull.

“Për shumë vite” vijon artikulli “Shqipëria ka qenë prodhuesi numër një i marijuanës në Evropë. Por sipas Europol, Shqipëria tani është gjithashtu një “korridor për drogra të rënda”, sidomos kokainë.

Përgjegjës për këtë thuhet të jetë Klement Balili, i cili duhet të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me bosët e drogës në Amerikën Jugore sipas gjetjeve të Agjencisë Amerikane të Drogës, DEA. Drogat e tij janë ende duke përmbytur Evropën dhe Berlinin” mbyllet shkrimi i gazetës “Berliner-kurier”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here