Rritet numri i subjekteve që mbyllin aktivitetin…

0
653

Numri i bizneseve që kanë deklaruar mbylljen e aktivitetit pranë tatimeve është rritur gjatë fundit të vitit të kaluar dhe muajit janar të këtij viti. Ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore kanë bërë që sipërmarrësit, por edhe administrata fiskale të jetë më e qartë për situatën e biznese në vend.

Referuar të dhënave më të fundit, të përditësuara në fillim të muajit shkurt, të regjistrit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, numri total i bizneseve pasive në këtë fillim viti rezulton të jetë 112.070. Në fund të muajit gusht të vitit të kaluar numri i këtyre bizneseve ishte 109.099. Sipas legjislacionit në fuqi, bizneset që rezultojnë me status pasiv nuk janë subjekt i dorëzimit të bilancit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, gjatë dy viteve të fundit po aplikon procedurën për përditësimin e listës së këtyre subjekteve, kjo në sajë të funksionimit edhe të sistemit të ri informatik të Tatimeve. Ky sistem tashmë po nxjerr apo fut automatikisht edhe  strukturën e bizneseve që janë “borxhlinj” ndaj Tatimeve, si dhe bizneset e  tjera  që janë në proces falimenti.

Ky sistem të dhënash nga administrata tatimore synon që krahas uljes së evazionit fiskal, ka për qëllim dhe publikimin e listës, e cila vë në dijeni palët e treta për të mos kryer transaksione (shitje – blerje) me subjekte të cilët janë pjesë e regjistrit pasiv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here