Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Takimi mes dy zyrtarëve është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Brendshme në Tiranë, ndërsa ai zgjati për rreth 60 minuta.
Xhafaj e Vlahutin takohen pas disa aksioneve të policisë në Shkodër e Elbasan si pjesë e operacionit “Forca e Ligjit”.