Avancojne punimet ne BY-PASS, nderkohe akoma e paqarte se sa kjo veper do ta shpetoje qytetin e Shkodres nga permbytjet  

0
1251

Kane avancuar ne ndertimin e rrugeve per kembesore dhe per biçikleta ne ane te dy korsive,  punimet per ndertimin e BY-PASS-it te Shkodres.  Kryhen gërmime, mbushje, nivelime te zhavorrit, instalime te infrastruktures se komunikimit, betonime e tjere…. Te gjitha keto proçese pune zinxhire, do te vazhdojne panderprerje deri ne berjen gati per asfaltimin njehersh te gjithe trasese se BY- PASS-it prej rreth 4 kilometra gjatesi, nga pedonalja ne hyrje te qytetit dhe deri ne Dobraç ku lidhet me superstraden Shkoder – Koplik.

Edhe pse rreth kësaj vepre ka pasur e vazhdon te kete shume debate, sipas specialisteve te ndertimit, përveç hapesires se lëvizjes se automjeteve qe krijon ne rajonin e Shkodres, ndikon edhe ne shtimin e peizazhit turistik prane qytetit. Kjo argumentohet duke pasur ne konsiderate afersine me Liqenin e Shkodres…

Por ajo qe meriton vëmendje,  pasi akoma nuk eshte sqaruar per opinionin publik rreth kësaj vepre, eshte se sa ajo do ti sherbeje evadimit te ujerave te qytetit te Shkodres per ti  shkarkuar ne liqe. Pra sa do te ndikoje per te parandaluar përmbytjen e qytetit !  Ne kete pike ka pasur dhe ka shume paqartësi, pasi fillimisht eshte thene se kjo veper do te kete nje sistem motorpompash ndersa me pas u tha se do te kete vetem tombina dhe ura !

Fakt eshte se deri me sot, askush nga specialistet nuk ka preferuar qe te prononcohet publikisht per kete çeshtje. Mbetet qe kete ta beje Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve si autoriteti kryesor porosites i këtij objekti. Shpresohet qe kjo te sqarohet sa me pare, dhe jo ne fund te këtij viti kur BY PASS-i te kete përfunduar dhe ndërhyrjet nuk kane me asnjë vlere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here