Thikë në gjoks shqiptarit në Itali, arrestohen dy bashkëkombësit

0
1293

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në qytetin Trani, pasi kanë plagosur me thikë bashkëkombësin e tyre Elis Rredhi 34 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar teksa dy shqiptarët kanë goditur me thikë në gjoks bashkëkombësin e tyre pas një sherri për motive banale, raportojnë mediat vendase.

Në pranga kanë përfunduar Vilson Dapi, 29 vjeç dhe Veli Hakballa, 24 vjeç të cilët janë transportuar në burgun e Tranit.

34-vjeçari është transportuar në spitalin e Barit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here