Doli e fituar në gjyqin me deputeten e PS, reagon zyrtarja demokrate: Falenderoj secilin nga ju për kurajon…

0
796

 

Gjykata e Tiranës rrëzoi padinë e ish-ministres Mimi Kodheli ndaj Reila Bozdos për një deklaratë-akuzë të kësaj të fundit nga foltorja e PD.

Gjykata e Tiranës ka arsyetuar se padisë së ish-ministres, aktualisht deputete e PS i mungon legjitimiteti. Sipas vendimit, të gjitha shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës paditëse, pra vetë Kodhelit.

Sakaq, ka ardhur reagimi  i Bozdos, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. “Uroj që çeshtje me të tillë subjekt të mos merren në konsideratë për t’u proceduar nga gjykata në të ardhmen!”, shkruan Bozdo.

REAGIMI I PLOTË I REILA BOZDOS:

“Gjykata sapo shpalli vendimin per padine e ngritur ndaj meje nga ish-ministrja Mimi Kodheli per deklaraten e bere nga selia e Partise Demokratike ne vitin 2015 mbi monitorimin e hapesires detare.
Gjykata e rrezoi padine.

Uroj qe ceshtje me te tille subjekt te mos merren ne konsiderate per t’u proceduar nga gjykata ne te ardhmen!

Falenderoj secilin nga ju qe permes mesazheve tuaja me keni dhene kurajo ne kete kauze te drejte!”

Në vitin 2015, në një deklaratë nga selia blu, Bozdo kishte akuzuar qeverinë se i ka dhënë tenderin për vëzhgimin e hapësirës detare një dyqani celularësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here