Parashikimi i motit, rikthehen reshjet e shiut në vend

0
705

 

Sot në territorin e Shqipërisë intensiteti i reshjeve do të rritet dhe do të arrijë deri mesatar në veri të vendit.

Në veri-lindje priten reshje dëbore në 500m mbi nivelin e detit.

Nesër (e hënë, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 12

në vendet e ulëta: 7 / 11

në vendet malore: 3 / 8 °C.

ERA

Sot (e diel, dt.18) dhe nesër (e hënë, dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here