“Perpunimi i Historise, me mire vone se kurre”, Radovani: Kombet e Bashkuara ndihmojne Autoritetin e Hapjes se Dosjeve

0
921

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do te ndihmoje Autoritetin Për Informim mbi Dokumentet i Ish – Sigurimit te Shtetit  qe te evidentoje fakte nga persekutimi gjate sistemit komunist. Kjo behet me qellim qe historia edhe për atë periudhe te shkruhet me vërtetësi dhe, ajo qe është me e rëndësishme, te jene te mirinformuar brezat e rinje per vuajtjet gjate regjimit komunist. Rektori Adem Bekteshi dhe Prefekti i Qarkut te Shkodres, Çesk Millja, ne emer te institucioneve qe drejtojne siguruan per mbështetjen e tyre,  ne mehyre qe e vërteta historike te ndriçohet sa me mire.

Ky takim ne universitetin “Luigj Gurakuqi” u cilësua vetem si fillimi i punes sistematike ne kete universitet per te ndriçuar te kaluaren e regjimit komunist. Per kete u kërkua qe ekspertet dhe perfaqesues te autoritetit te hapjes se dosjeve te ish-sigurimit te shtetit, te organizojme takime me te shpeshta ne Shkoder, pasi i sherbehet angazhimit te me shume njerëzve per te hedhur drite mbi persekucionin e regjimit komunist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here