Friday, April 26, 2024
Home Politikë Rishikim sistemit të pagave, Senida Mesi: Do ketë rritje për ata që...

Rishikim sistemit të pagave, Senida Mesi: Do ketë rritje për ata që performojnë

0
1752

Qeveria shqiptare është duke rishikuar sistemin e pagave në administratë bazuar në shembuj të huaj. Zv.kryeministrja Senida Mesi gjatë një interviste, tha se ky hap mund të sjellë rritje të pagave për ata punonjës që do ta meritojnë.

Mesi: Një nga indikatorët ku po punojmë dhe me BE është dhe rishikimi i sistemit të pagave në Republikën e Shqipërisë. Duke pasur parasysh jo vetëm vlerësimin e performancës, ai që ka performancë më të mirë të paguhet më mirë, por edhe ndarjen e stafit në fillestar, staf që ka një farë eksperience dhe në staf që ka eksperiencë dhe performon mirë.

Duke folur për platformën e bashkëqeverisjes por edhe për një sërë shërbimesh që tashmë ofrohen online për qytetarët, Mesi tha se deri tani janë regjistruar 450 mijë aplikime për certifikata në portalin e-Albania.

 Mesi: Janë mbi 450 mijë aplkikime dhe certifikata të tërhequra përmes portalit e-Albania.

Zv.kryeministrja theksoi se aktualisht po punohet për unifikimin e platformës dhe aksesimin e saj në një sërë institucionesh siç janë bankat të cilat do të mund të marrin nga portali një sërë dokumentesh që deri tani i kanë kërkuar në letër nga qytetarët apo bizneset në shërbime të ndryshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here