Bilanc tragjik, 8 të vdekur brenda javës në vendin tonë…

0
1034

Rrugët e vendit vijojnë të përgjaken pafundësisht, duke shënuar vetëm brenda një jave plot tetë viktima. E tillë ishte java e fundit, një javë tragjike që regjistroi disa aksidente, duke krijuar panik dhe tronditur jo pak opinionin publik.

Mbrëmja e të dielës që lamë pas tronditi mbarë vendin me tragjedine ne Velipoje, ku u shua gjithë familja Preka. Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, duke lënë katër viktima, babanë dhe tre fëmijët e tij, ndërsa gruaja ndodhet prej një jave në spital, në gjendje të rëndë, si dhe mbetën të plagosur dy persona të tjerë.

Sapo iu dha lamtumira e fundit babait Edmond Preka dhe fëmijëve të tij të mitur, djalit 9 muajsh Rajan dhe dy vajzave Ajseli 5 vjeçe e Noemi 10 vjeçe, dhe ende pa u mbyllur plagët e kësaj ngjarje tragjike, një tjetër aksident i rëndë tronditi vendin.

Mesnata e 21 – 22 shkurtit do të shënonte një tjetër ngjarje tragjike në rrugë, ku këtë radhë një mjet tip ‘Benz’ goditi nga pas një taksi, në Maminas, duke iu marrë jetën dy personave. Goditja ishte e fuqishme, ku për pasojë humbën fatalist jetën shoferi i taksisë, 60-vjeçari Bujar Agalliu, dhe 23-vjeçarja Elena Avdillari.

Ndërsa vetëm dy ditë më pas, ky mëngjes shënoi një tjetër ngjarje fatale, ku viktimat jane serish te se njejtes familje. Një makinë doli nga rruga dhe përplasi kalimtarët, duke iu marrë jetën vjehrrit dhe nuses, ndërsa është ndërguar rëndë në spital fëmija e tyre. Bilancit tragjik të kësaj jave i shtohen edhe 12 persona të plagosur, si dhe 64 makina të aksidentuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here