Friday, April 26, 2024
Home Politikë Ndihma ekonomike, Rama: Nuk shpenzojmë për parazitët. Grahini punës ose t’ju paguajnë…

Ndihma ekonomike, Rama: Nuk shpenzojmë për parazitët. Grahini punës ose t’ju paguajnë…

0
1304

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim mëngjesin e sotëm me drejtues të administratës vendore e qendrore të beratit ku janë trajtuar tre çështje si ajo e shërbimeve administrative për qytetarët, reforma e ujit dhe më delikatja skema e re e mbështetjes financiare për fermerët. Po Rama ka qenë i qartë.

Ai theksoi se qeveria nuk do të shpenzojë asnjë para për parazitët, duke iu bërë apel burrave dhe djemve t’i grahin punës ose të protestojnë dhe të paguhen nga organizatorët e protestave, duke shigjetuar kështu opozitën.

Kjo e fundit ka akuzuar qeverinë se ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike mijëra familje që janë në kushte ekstreme. Por shefi i qeverisë ka treguar disa shembuj për të ilustruar faktin se shumë burra e djem nuk duan të punojnë por duan të jetojnë me paratë e ndihmës ekonomike.

PJESË NGA FJALA E RAMËS
Dje kam ndeshur me një alamet djali rreth 40 vjeç, në formë fizike të admirueshme që kërkonte ndihmë ekonomike dhe në mënyrë të përsëritur i kam thënë që nesër ti mund të fillosh punë, e donte patjetër në bashki. Ndërkohë që vazhdimisht pyetjes sime a je gati të fillosh në privat, i përgjigjej pse çfarë kanë ata që punojnë në bashki më shumë se unë, më të mirë janë ata?

Pra ideja që dua 50 mijë lekë nëse s’më jepni punë në bashki është një ide që nuk do gjejë vesh tek ne, se ndihma ekonomike në radhë të parë është ndihmë për familje në pamundësi reale dhe në varfëri reale…

Dje ai goxha djalë që kisha përballë në bashki shkoi të punojë. Imagjinata është që po shkoj të marr një rrogë dhe po rri gjithë ditën në kafene dhe po pres orën 12 që të iki në shtëpi. Qindra vende pune janë vetëm këtu. Ndaj është shumë e qartë dhe është e ndarë ne do vlerësojmë çdo rast ku ndihma ekonomike është domosdoshmëri për të adresuar varfërinë e thellë të një familje. Nëna kryefamiljare me fëmijë janë prioritet. Këta pastaj djem e burra që duan ndihmë ekonomike le të shkojnë të marrin rrugët e protestave dhe të paguhen nga organizatorët e protestave. Ne ndihmë ekonomike për këta nuk kemi. Këta le ti grahin punës ose protestave. 300 mijë lekë nuk janë shumë por janë shumë më tepër se 50 mijë lekë. 450 mijë lekë është rroga e një punëtori në një fabrikë të standardeve europiane për përpunimin e aluminit, nuk ka punëtorë.

12 mln euro investim dhe rrinë në radhë para bashkisë në Shijak dhe në Durrës dhe thonë a ka ndonjë vend për mua në gjelbërim. Jo nuk ka vend për ty në gjelbërim, ti do shkosh në punë. S’do të shkosh në punë, vazhdo jeto në kurriz të atyre që të çojnë lekë nga emigracioni. Faktikisht e vërteta është që qëkur ka filluar ky proces ka një numër të konsiderueshëm, 1000 e ca që kanë shkuar në zyrat e punës. Për parazitët ne nuk kemi mundësi të shpenzojmë paratë e marra nga taksat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here