Friday, April 26, 2024
Home Aktualitet Pas shumë vitesh, bora zbardh edhe Zadrimën në Lezhë…

Pas shumë vitesh, bora zbardh edhe Zadrimën në Lezhë…

0
1090

Edhe qarku i Lezhës është përfshirë nga moti i keq. Reshje dëbore janë shënuar në zonën e Mirditës, duke zbardhur edhe Rrugën e Kombit.

Në Rrugën e Kombit punojne 8 borepastruese, po bie debore e imet dhe temperatura eshte -5 grade ne pjesen perendimore te tunelit dhe -7 grade ne pjesen lindore. Rruga e kalueshme pa zinxhire. Prezenca e debores deri ne afersi te Rrubikut. Pergjate superstrades Fane -Tuneli Thirres , ka 15-20 cm bore.

Trashësia e borës nga Repsi në Thirre është 5 cm. 7 mjete borepastruese ndodhen ne terren dhe  nuk ka probleme ne levizje.

Ne njesine Selite, trashesia e borës është 20 cm. Reshjet vijojnë.

Pas shume vitesh debora zbardh zonen e Zadrimës në Lezhë. Trashësia e borës ka shkuar deri ne 7 cm.

Deri tani nuk ka krijuar probleme. Reshjet vijojne te jene prezente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here