Debora mban te “mberthyer” veriun, Probleme ne zonat malore, disa akse te bllokuara e fshatra pa drita

0
839

Reshjet e dëborës kanë pushuar gjatë të mërkurës, por situata vijon të jetë problematike në veriun e vendit. Dukagjini mbetet zona më e goditur, ku aksi nga Qafa e Thores e deri në brendësi të Thethit është i bllokuar, pasi dëbora arrin mbi 1.5 metra. Edhe rruga nga Bregu i Lumit është e bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Mali Shoshit ku trashësia ka arritur rreth 80 cm. Në Njësitë Administrative Pult, Shalë dhe Shosh nuk ka energji elektrike, sepse janë këputur telat, si rezultat i erërave të forta, ndërsa në shkollat e zonës është ndërprerë proçesi mësimor.

Akset nacionale pjesë e bashkisë Shkoder janë të hapura, por në drejtim të Velipojës kalohet me vështirësi në vendin e quajtur Qafë Shtiqen pasi ka prezencë të akullit dhe dëborës. Ndërsa drejt Muriqanit dhe Hanit të Hotit nuk paraqiten probleme. Në bashkinë Malësi e Madhe aksi rrugor Hani Hotit – Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë. Për Vau Dejësin me problematike paraqitet gjendja në njësinë Administrative Temal, ku trashësia e dëborës ka arritur rreth 60-70 cm, në Shllak, 30-70 cm dhe aksi rrugor për në qendër të kësaj njësie administrative është i bllokuar.

Në pjesën tjetër të territorit të kësaj bashkie dëbora nuk shkon më shumë se 10 – 15 cm, duke mos patur vështirësi në qarkullim. Në bashkinë Fushë Arrës, aksi rrugor Fushë Arrëz-Iballë, është i bllokuar, ku trashësia e dëborës ka arritur rreth 80 cm dhe nuk ka asnjë borëpastruese. Qafë Mali-Qafë Shllak është i kalueshëm me zinxhirë, trashësia e dëborës ka arritur rreth 40 cm. Qafë Mali-Flet  i kalueshëm me zinxhirë, trashësia e dëborës mbi 60 cm. Hadroj-Qafë Benë është i kalueshëm, debora rreth 20 cm. Në territorin e bashkisë Pukë ka pasur reshje të dendura dëbore dhe trashësia ka arritur rreth 50 cm.

Segmentet rrugore brenda qytetit janë të kalueshme me zinxhirë dhe po punohet me 1 mjet borëpastrues. Segmentet rrugore të fshatrave që lidhen me qendrën e Njësisë Administrative Gjegjan janë të bllokuara, trashësia e dëborës ka arritur rreth 40 cm. Aksi rrugor rural Qafë Qerreti-Qelëz, është i bllokuar, trashësia e dëborës ka arritur rreth 50 cm dhe po punohet me 1 mjet fadromë për hapjen e këtij aksi. Fshatrat Qafë-Tmugu, Bushat, Ukth, Qerret i Vogël Njësia Administrative Qelëz janë të bllokuara.

Aksi rrugor rural Qafë Qerreti-Qerret, Njësia Administrative Luf-Qerret është i bllokuar. Fshatrat Luf, Pla, Kqirë, Plet janë të bllokuara. Akset rrugore rurale Buhot, Bicaj, Rrapë, Binisht, Njësia Administrative Rrapë janë të bllokuara, trashësia e dëborës ka arritur rreth 50 cm. Proçesi mësimor nuk është zhvilluar në këtë Njësi Administrative. Ka pasur probleme me energjinë elektrike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here