Rruga e Dukagjinit e bllokuar nga debora, banoret: E kemi shume te veshtire per ti sjelle te semuret ne Shkoder….

0
1043

E merkura eshte dita e 3 e bllokimit te zones se Dukagjinit nga dëbora. Ketu përfundon rruga e asfaltuar Shkoder – Prekal, dhe fillon segmenti  per ne Pult – Shosh – Breg Lumi dhe Thethe, por keto dite nuk mund te qarkullohet per shkak te debores. Kjo ka bere qe zona te jete si e shkrete, kur gjithnjë ketu kemi takuar shume banore te Dukagjinit.  Ne arritem te kontaktojme vetem nje banore nga Pultit, Kastriot Nenbishtja, i cili kishte zbritur nje dite me pare per te sjelle nje te semure, dhe tani do te udhëtonte 4 ore ne kembe per tu kthyer ne shtepi. Ai tregon veshtiresite per sjelljen e te semureve  ne kushte debore, nga Dukagjini ne ne spitalin e Shkodres:

Per gjendjen e banoreve te Pultit ne keto  dite me debore, ai tha se ka përpjekje per furnizim me energji elektrike, ndersa per sherbim mjekësor as qe behet fjale:

Deri ne Pult, automjete me zinxhire mund te qarkullojne ndersa nga Pulti per ne Shosh, Breg Lumi dhe Thethe, nuk behet fjale per qarkullim te mjeteve, pasi trashesia e debores eshte nga 70 centimetra deri ne nje meter.  Ne keto kushte kërkohet ndërhyrja me mjete e Bashkise Shkoder per hapjen e rruges, ndryshe Dukagjini do te mbetet i bllokuar deri sa te shkrije dëbora.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here