Antimafia italiane: Mafia kalabreze Ndrangheta në biznes me narkosit shqiptarë

0
757

Në një komunikim për mediat Drjetoria e Antimafias e Prokurorisë së Katanzaros në rajonin e Kalabrias në Itali ka deklaruar sot operacioni i koduar “Stammer2- Melina” ka dokumentuar se mafia kalabreze Ndrangheta ka hyrë në biznes me narkosit shqiptarë që janë partner mjaft efikas e që sot mund të kosiderohen si prodhuesit më të rëndësishëm të marijuanës në kontinent. duke pasur baza llogjistike në të gjithë Europën.

“Klanet kalabreze, deklaron Antimafia Italiane, negociojnë mjaft mirë me “kartelat e fuqishme shqiptare” për importimin e drogës sic e dëshmoj dhe ky operacion ku brenda 3 muajsh kanë importuar nga Shqipëria 5 tonë marijaunë.

“Mafia kalabreze në bashkëpunimin e saj me trafikantët shqiptarë ka mundur të mënjanojë dhe grupe kriminale brindizine historikisht në “biznes” me narkotrafikantët e Vendit të Shqiponjave, deklaron Antimafia.

Sipas investigatorëve italianë fillimisht klaneve mafioze të ndranghetas shfrytëzonin raportet e vendosura mes trafikantëve brindizinë dhe prodhuesve shqiptarë të marijuanës dhe sapo merrnin kontaktet e kishin fituar besimin e organizatave kriminale shqiptare ia dilnin të mënjanonin ndërmjetësit puliezë e negocionin drejpërdrejtë me furnizuesit shqiptarë të drogës.

Investiguesit italianë kanë identifikuar disa herë mbërritjen në territorin italian të emisarëve të narkotrafikantëve shqiptarë si dhe të personave të ngarkuar për t’u kujdesur për mbërritjen e tyre, për monitorimin e anijeve të rojes bregdetare të Financës, për ndërmjetësimin, përkthimin, financiminin, magazinimin, shpërndarjen e deri në shitjen e drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here